Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, Osmani garon për presidente kurse Kurti për kryeministër

Jan 14, 2021

Në një konferencë të përbashkët mes u.d presidentes, Vjosa Osmanit dhe kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, kanë nënshkruar marrëveshje për të garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit së bashku me një listë. Kurti garon si kryeministër dhe Osmani presidente.

“Unë do të jem kryeministër dhe Osmani presidente në detyrë e cila duhet të legjitimohet dhe se është e domosdoshme rikthimi i qeverisë së mirë. Më 14 shkurt nuk ka zgjedhje po referendum”, ka thënë Kurti.

Kurse u.d. presidentja Vjosa Osmani ka thënë se marrëveshja që kanë arritur sot së bashku me LVV përfaqëson vullnetin e qytetarëve të vendit.

“Marrëveshja që kemi arritur përfaqëson vullnetin e qytetarëve dhe bashkimi shkon përtej bashkimit të një liste. Është bashkim për një kauzë që është në të mirë të qytetarëve tanë. Jemi të vendosur për të respektuar Kushtetutën dhe për të garantuar sovranitetin territorial të Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM