Build Skills with our trainings

Sign up now!

Për sanimin e dëmeve nga vërshimet do të formohet Fondi Emergjent, thotë Hoti

Jan 14, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami, ka zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave, ku është diskutuar lidhur me dëmet e shkaktuara nga vërshimet dhe ndihmën që mund të ofroj Qeveria në sanimin e tyre.

Kryeministri Hoti ka kërkuar nga kryetarët e komunave, që sa më parë të formojnë Komisionet Komunale, për vlerësimin e dëmeve nga vërshimet, ndërsa ka paralajmëruar se në takimin e radhës të Qeverisë në detyrë, i cili pritet të mbahet nesër, do të formohet edhe Fondi Emergjent, ku nga rezervat shtetërore do të ndihmohen komunat në sanimin e dëmeve që kanë shkaktuar vërshimet e ditëve të fundit.

Kryeministri Hoti ka qartësuar se dëmet të cilat janë shkaktuar në infrastrukturën publike dhe në tokat bujqësore, do të kompensohen sipas procedurave të rregullta përmes ministrive të linjës. Ndërsa Fondi Emergjent, do të ketë prioritet sanimin e dëmeve në ekonomitë familjare, me prioritet familjet me gjendje më të rëndë socio- ekonomike.

Edhe në këtë takim, kryeministri Hoti i ka përgëzuar për punën e tyre të jashtëzakonshme Kompaninë për Operacione Civile të FSK-së, Njësitet e Ekipeve të Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit, ekipet e Xhenios, Agjencinë e Emergjencave dhe Shtabet Lokale, të cilat pandërprerë janë në terren në mbikëqyrje të situatës dhe ofrim të ndihmës për qytetarët dhe familjet e prekura nga vërshimet.

Përndryshe sot prej orës 14:30 kryeministri Hoti, bashkë me kryetarin e Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, do të qëndrojë në fshatin Koretin, për të parë nga afër dëmet të cilat i kanë shkaktuar reshjet e ditëve të fundit. Kamenica është në mesin e komunave të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme si në infrastrukturën publike ashtu edhe në toka bujqësore, si dhe ekonomi familjare.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM