Çështja e lokacionit për vendosjen e shtatores së Anton Çettës është zgjidhur me vendimin e Komunës së Prishtinës, të vendoset pranë Fakultetit Filologjik.
Ipeshkvia e Kosovës kishte kërkuar që shtatorja e Anton Çettës të vendoset në oborrin e Katedrales “Nënë Tereza”, por familja Çetta nuk ka pranuar dhe nuk janë pajtuar.
“Çështja e lokacionit për vendosjen e shtatores së Anton Çettës është e zgjidhur me vendimin e KK të Prishtinës (12.11.2020). Në një vend shumë dinjitoz, i përcaktuar në bashkëpunim edhe me familjen e tij”, ka thënë kryetari i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Agim Kuleta.