Në Qendrën Korrektuese në Dubravë, rreth orës 09:15, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.
Oficerët korrektues gjatë kontrollit rutinë të gjësendeve të sjella nga familjarët, më saktësisht të rrobave, kanë arritur ta parandalojnë futjen e substancës së dyshuar narkotike, e cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar duke u shpërndarë nëpër pjesë të brendshme të rrobës.
Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarr veprimet e nevojshme, me ç`rast kanë lokalizuar vendin dhe provat materiale.
I burgosuri i dyshuar se substanca e dyshuar narkotike ka qenë e dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore, ndërsa familjari i dyshuar, si mbas procedurës, për rastin është njoftuar policia.
Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë do të jetë i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.