Build Skills with our trainings

Sign up now!

Fëmijët pre e reklamave të ushqimit të shpejtë e të joshëndetshëm

Jan 15, 2021

Sipas hulumtimeve të “Shoqatës së Psikologëve Amerikanë”, rritja e numrit të reklamave të ushqimit të pashëndetshëm ka ndikuar edhe në rritjen e obezitetit te fëmijët. Ndërsa kjo mund të pasohet nga diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe disa forma të kancerit, gjatë rritjes.

Reklamat njihen qysh para 6000 vjetësh, ndërsa kanë evoluar vazhdimisht, e me zhvillimin e teknologjisë, janë shndërruar në përmbajtje shumë fitimprurëse.

Prezenca e tyre e kudoshme nëpër platformat në internet e televizione, ka rritur edhe rëndësinë dhe efektin e tyre mbi njerëzit.

Ndërsa viteve të fundit janë rritur shumë edhe reklamat e restoranteve për ushqim të shpejtë, e të cilat për target kanë kryesisht fëmijët. Duke qenë shtresa më e ndjeshme, këto reklama sigurisht lënë shenjë në psikologjinë dhe shëndetin e fëmjëve.

Pediatrja Hamide Latifaj përveç mbipeshës, përmend edhe hiperlipideminë, disbalancin hominal, pubertetin e parakohshëm, alergjitë e ndryshme dhe tejndjeshmërinë ndaj infeksioneve si pasoja të tjera që mund t’i përcjellin fëmijët që konsumojnë këso ushqimesh.

Hamide Latifaj, Pediatre

Ajo tregon se obeziteti mund të jetë pasojë edhe e marrjes së pakontrolluar të ushqimit si manifestim i vitaminave që shpesh prindërit ua japin fëmijëve pa përshkrim të mjekut.

 “…Prindërit nuk përgatisin ushqim në shtëpi dhe mundësitë janë të mëdha që ata të ushqehen jo shëndetshëm dhe fitojnë shprehi të marrin ushqim të shpejtë të procesuar me melmesa dhe pa kurrfarë vlera ushqyese”, spjegon pediatrja.

Psikiatrja për fëmijë dhe adoleshentë, Adelina Ahmeti Pronaj, thotë se fëmijët joshen nga reklamat varësisht nga mënyra se si paraqiten ato. Ngjyrat, figurat, vizatimet që paraqiten në reklama i bënë ato edhe më interesante për fëmijët.

Ajo thekson se fëmijët janë më të interesuar për këto ushqime edhe për shkak të lehtësisë së konsumimit të tyre.

Për shembull, ata mund t’i konsumojnë aty ku janë duke lujt, në telefon, në kompjuter, për dallim prej ushqimit të shëndetshëm, që është për shembull me supë, sallatë, perime. Do të thotë ai nuk ka nevojë për shumë ‘aksesorë’, kështu që mundet me i konsumu kudo, në çdo hapësirë, pozicion ku është fëmija”, thotë ajo.

Ahmeti Pronaj thotë se duke pasur parasysh se sa të ekspozuar janë fëmijët ndaj televizionit dhe internetit, edhe mundësia e ekspozimit ndaj reklamave të ushqimeve të shpejta është shumë më e madhe. Ajo përmend reklamat e KFC-së, që kohë pas kohe vijnë me oferta për fëmijë, të cilave këta të fundit nuk mund t’u rezistojnë.

Në Komisionin e Pavarur për Media tregojnë se çështjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve në shërbimet audio dhe audiovizuele janë të parapara në bazë të Ligjit për KPM-në dhe aktet tjera të saj.

…përfshirë këtu: Rregulloren për Komunikimet Komerciale Audio-Vizuele KPM 2017/07; Rregulloren për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe të Miturve në Shërbimet Mediale Audio- vizuele KPM 2013/01; Kodin e Etikës për Ofruesit e Shërbimeve Mediale në Republikën e Kosovës KKPM- 2016/03”, thotë Tringa Aliu nga KPM. 

Sipas saj, në bazë të legjislacionit të KPM-së, nuk përcaktohet ndonjë kufizim i moshës dhe varet nga zhvillimi i aftësive të fëmijëve për ta kuptuar qëllimin e reklamës. 

Pediatrja Latifaj tregon se ka shumë faktorë që ndikojnë në dëshirën për ushqime të shpejta, me theks të veçantë edukata familjare, por pa harruar edhe çmimet e ulëta të këtyre ushqimeve dhe lehtësia për t’i arritur ato. 

Pediatrja shton se sot nuk mund të kemi kontroll mbi përmbajtjet të cilave u ekspozohen fëmijët, e aq më tepër ndaj reklamave që shfaqen kudo, por sipas saj është e rëndësishme që fillimisht prindërit të mos i konsumojnë këto ushqime të pashëndetshme sepse këto shprehi mund të reflektojnë negativisht te fëmijët.

Zelfije Zeneli tregon se dy nipërit e saj, njëri 5 e tjetri 7 vjeç i kanë shumë qejf ushqimet e shpejta, si picat e hamburgerët, por oreksi u shtohet edhe më shumë kur i shohin ato në reklama.

Ajo përmend edhe një rast me njëri prej nipërve pasi kishte pare një reklamë të KFC-së.

Një ditë, nipi e pa një reklamë të KFC-së dhe menjëherë i’u drejtua babait duke i thënë “Babi nesër mos më hajde pa një asi kutije bardhë e kuq dhe një koka-kola”, tregon  Zeneli.

Ajo thotë se më së shumti ekspozohen ndaj reklamave që shfaqen në televizor, por as atyre në internet nuk ua “lënë lehtë”.

Zelfija tregon se janë munduar disa herë t’ua largojnë prej “qejfit” duke ua treguar efektet negative, por sipas saj është e vështirë sepse këto reklama po shfaqen kudo.

Kur shikojnë ndonjë film vizatimor në youtube, kohë pas kohe u shfaqen aty ushqimet si reklama”, përfundon ajo.

Nga KPM-ja tregojnë se fëmijët dhe të miturit në pajtim me aktet nënligjore të këtij komisioni, mund të prezantohen në të gjitha komunikimet komerciale audiovizuele, siç i quajnë ata, përderisa nuk dëmtohen interesat e tyre, duke respektuar dinjitetin dhe të drejtat e tyre.

Ndërsa në rast të transmetimit të përmbajtjeve të dëmshme për fëmijë, mediat dënohen në bazë të Ligjit për KPM-në dhe varësisht nga natyra e shkeljes.

Në bazë të nenit 30 të Ligjit për KPM-në, parashihen sanksionet që KPM-ja mund të ndërmerr në rastet e shkeljeve të legjislacionit në fuqi nga ana e të licencuarve, të cilat varen nga natyra e shkeljes”, thotë Tringa Aliu.

Një hulumtim vë në pah se shumica e reklamave që fëmijët shohin në mediat transmetuese ose në mjedisin fizik nuk i “synojnë” në mënyrë specifike; ato shfaqen gjatë programeve televizive familjare, të tilla si komeditë kryesore dhe “reality shows”, në tabela dhe stacione autobusësh, ose rreth fushave sportive ku fëmijët dhe familjet i frekuentojnë shumë shpesh.

Sipas Shoqatës së Psikologëve Amerikanë, shumica e fëmijëve nën 6 vjeç nuk mund të bëjnë dallimin midis programeve televizive dhe reklamave, ndërsa fëmijët nën 8 vjeç nuk e kuptojnë qëllimin e reklamave.

Fëmijët kanë shumë të drejta sipas Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve, përfshirë të drejtën për shëndetin, të cilat qeveritë kanë për detyrë t’i mbrojnë në interesin më të mirë të fëmijës. Megjithatë, shumë pak shtete kanë rregulluar në mënyrë efektive reklamimin e ushqimit për të përmbushur detyrimet e tyre ligjore sipas konventës.

Diellëza Kabashi

Pikëpamjet e shprehura në këtë publikim janë të News Agency KosovaLive dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohen si qëndrim i Fondacionit të Kosovës për Shoqëri të Hapur.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM