Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel ku ka pranuar një donacion i cili përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me Covid 19. Franca gjatë pandemisë ka sjellë ndihma të vazhdueshme për Kosovën.
“Sot ka arritur donacioni i radhës nga ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel.
Donacioni përmban koncentrator oksigjeni, maska për oksigjen, maska kirurgjikale, maska me filtrim FFP2, dorëza, pulsoksimetër, termometra dhe rroba mbrojtëse, material shumë i domosdoshëm në përballje me Covid 19.
Franca gjatë pandemisë ka sjellë ndihma të vazhdueshme për Kosovën dhe jemi shumë falënderues për përkushtimin e sinqertë të Ambasadores Butel.
Ambasadorët e shteteve mike evropiane, janë kontribuues të mëdhenj në luftimin e pandemisë Covid-19. Faleminderit Ambasadore!”.