Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prej sot do ta kenë presidentin e ri.
Joe Biden do të bëjë betimin në kryeqytetin Washington DC, për nisjen zyrtare të detyrës, president i 46-të i SHBA-ve.
Ceremonia e inaugurimit të presidentit Biden do të jetë nën masa të rrepta sigurie pas protestave të mbështetësve të presidentit Donald Trump, zyrave qeveritare në Uashington.
Në ceremoninë e betimit të presidentit Joe Biden dhe zv/presidentes Kamala Harris do të marrin pjesë jo vetëm ana zyrtare e protokollit por edhe artistë të njohur pjesëmarrës, por për shkak të pandemisë numri i pjesëmarrësve do të jetë i kufizuar.
Joe Biden mbajti një fjalim prekës duke kujtuar djalin e tij të ndjerë Beau Biden përpara monumentit të tij, “Unë ndiej vetëm një keqardhje, që Beau nuk është këtu, sepse ai duhej të prezantohej si president” .