Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNJ: Akuzimi mes subjekteve politike dhe mediave po ndikon në tensionimin e situatës

Jan 22, 2021

Në komunikatën e KMDLNJ-së thuhet se fushata zgjedhore, ndonëse zyrtarisht ende nuk ka filluar, ajo po zhvillohet me një intensitet dhe dinamikë të përshpejtuar në mënyrë që sa më shumë të shfrytëzohet koha e mbetur nga subjektet që garojnë në këto zgjedhje.

Për këtë arsye, KMDLNj propozon që pas formimit të institucioneve të reja, pa paragjykuar përbërjen e tyre, në përpjekje për të dalur nga ky qark i mbyllur që vazhdimisht prodhon kriza institucionale dhe zgjedhje të reja, të arrihet një marrëveshje politike duke i dhënë një afat të caktuar kohor për bërjen e reformave të sistemit zgjedhor si dhe krijimit të një baze ligjore për reformim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovë.

“Fushata zgjedhore, ndonëse zyrtarisht ende nuk ka filluar, ajo po zhvillohet me një intensitet dhe dinamikë të përshpejtuar në mënyrë që sa më shumë të shfrytëzohet koha e mbetur nga subjektet që garojnë në këto zgjedhje.

Thuaja të gjitha mediat kanë formuar ekipet e analistëve të cilët përballen me kandidatë të të gjitha subjekteve politike me ç’rast edhe situata del jashtë kontrollit apo temave të përcaktuara e që janë në interes për publikun. Po në të njëjtën kohë , në disa media po bëhen publike edhe hulumtimet për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, nga analistë apo institucione të ndryshme.

Natyrisht se këto rezultate, varësisht nga subjekti politik po pranohen apo po kundërshtohen deri në masë që ka thirrje për ndërprerje të bashkëpunimit me disa media. Rasti i fundit ishte ai i TV Dukagjinit ndaj të cilit dy subjekte politike, PDK dhe LDK po shfaqin dyshime se është në shërbim të një subjekti tjetër duke publikuar rezultate të sondazheve dhe të cilat i konsiderojnë si shumë të fryera , joobjektive dhe qëllimkëqija.

KMDLNj, që në fillim të fushatës e që po zhvillohet jozyrtarisht ka kërkuar që politikanët, analistët dhe mediat t’i shmangen fjalorit të dhunshëm, fyes, degradues dhe, i cili, në një mënyrë apo tjetër do të kontribuojë në tensionimin negativ të situatës. Për KMDLNj është me rëndësi që mediat të mbajnë raport jodiskriminues me subjektet politike në rrafshin e ofrimit të hapësirës mediale, në përputhje me forcën përfaqësuese politike e që, së paku deri më tani është respektuar.

Mediat nuk kanë asnjë përgjegjësi për rezultatet që i bëjnë publike disa analistë, gazetarë apo institucione që bëjnë hulumtime por se kjo është përgjegjësi ekskluzive e atyre që publikojnë këto, aq më parë që nëse ia huqin rezultateve përtej marzhës së lejuar të gabimeve , e rrezikojnë seriozisht besueshmërinë dhe integritetin profesional, si të individit ashtu edhe të institucionit që e përfaqësojnë! Askush nuk ia ndalon një x politikani, x analisti apo x institucioni të bëjë publik sondazhet ku ndonjë subjekt politik e nxjerr fitues me 90 apo 100% të votave.

Këto janë sondazhe për një përdorim me shkallë 90 apo 100% të mosbesimit!

Në këtë kontekst, KMDLNj thërret subjektet politike të kenë kujdes me mediat, ta ndërtojnë frymën e bashkëpunimit reciprok në mënyrë që publikut t’i ofrojnë kohë dhe mundësi të përcjellin debate konstruktive, t’i bëjnë publike programet politike dhe ekonomike, gjithnjë në përputhje me rrethanat dhe mundësitë e krijuara apo, më mirë të thuhet, të kufizuara për shkak të pandemisë .

Situatën në Kosovë skajshmërisht e ka tensionuar një vendim politik dhe kontravers, profesionalisht shumë i dyshimtë i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës që ngatërrohet në çështje politike në vend të interpretimit të Kushtetutës ma ç’rast e dërgon vendin në zgjedhje sikur që e merr rolin e gjykatave të rregullta duke mos i lejuar të marrin pjesë në zgjedhje 47 deputetë, prej të cilëve asnjëri nuk e kishte të shqiptuar si masë mbrojtëse mospjesmarrjen në zgjedhje nga gjykatat e rregullta. Në këtë mënyrë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e krijon një presedan të rrezikshëm që pashmangshëm e fut Kosovën në një krizë institucionale e që do të reflektohet edhe gjatë formimit të qeverisë së Kosovës për faktin se do të jetë thuaja e pamundur që deputetët e ardhshëm të Kuvendit të Kosovës e që e kanë fituar pastërtinë përmes certifikimit, të votojnë për poste më të larta udhëheqëse të Kosovës ata që nuk janë certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje. Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës i fut proceset në një qark të mbyllur , pa mundësi daljeje dhe pa bërë ndryshime të thella në sistemin zgjedhor sikur edhe pa e bërë rishqyrtimin e mandatit të vet Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Është e domosdoshme që urgjentisht të shqyrtohet mënyra e zgjedhjes së gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përmes ndryshimeve kushtetuese me ç’rast ata do të votoheshin në Kuvendin e Kosovës vetëm pasi të intervistohen nga një Komision me integritet të plotë profesional.

Sipas KMDLNj–së, vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për ndalim të kandidimit për 47 kandidatë për Kuvend të Kosovës, përveç se shkakton pasiguri të skajshme juridike, rëndë e kompromiton procesin zgjedhor duke ua mohuar kandidatëve pjesëmarrjen në zgjedhje, pa një vendim të gjykatës së rregulltë andaj në mënyrë flagrante shkel të drejtat e njeriut dhe të drejtat civile për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur dhe , që paradoksi të jetë edhe më i madh, ky vendim është i pakundërshtueshëm dhe domosdoshmërisht duhet të zbatohet nga të gjithë, në mungesë të një shkalle më të lartë të ankimimit.

Për këtë arsye, KMDLNj propozon që pas formimit të institucioneve të reja, pa paragjykuar përbërjen e tyre, në përpjekje për të dalur nga ky qark i mbyllur që vazhdimisht prodhon kriza institucionale dhe zgjedhje të reja, të arrihet një marrëveshje politike duke i dhënë një afat të caktuar kohor për bërjen e reformave të sistemit zgjedhor si dhe krijimit të një baze ligjore për reformim të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në mënyrë që të mos ketë probleme të kësaj natyre në të ardhmen.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM