Build Skills with our trainings

Sign up now!

Lëshohet në përdorim pajisja PCR në Qendrën rajonale të IKShP në Gjilan

Jan 25, 2021

Përmes një postimi në Facebook ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj ka njoftuar se është lëshuar në përdorim pajisja PCR në Qendrën rajonale të IKShP në Gjilan ku qytetarët e këtij rajoni mund t’i kryejnë testet pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendrat tjera.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKShPK.

“Së bashku me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale të IKShP në Gjilan.

Nga sot, testet PCR mund t’i kryhen edhe pranë Qendrës rajonale të IKShPK-së në Gjilan, kështu, vijon decentralizimi dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke u afruar edhe më pranë qytetarëve.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKShPK. Kështu, mbulohen të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie.

Pajisja për teste PCR, tashmë është vënë në funksion dhe qytetarët e këtij rajoni, mund t’i kryejnë testet pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendrat tjera për teste. Projekti për kryerjen e testeve PCR në qendrat rajonale, ka kushtuar 1.752.210 euro.

https://www.facebook.com/zemajarmend

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM