Ministria në detyrë e Financave, Hykmete Bajrami ka njoftuar se sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 21 janar, janë ekzekutuar pagesat për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarit ku sot gjatë ditës janë ekzekutuar 4,5 milionë euro ku kanë përfituar 13,294 biznese me gjithsej 15,612 të punësuar, thuhet në komunikatën pë media të MF-së.
“Të nderuar qytetarë,
Të nderuar tatimpagues,
Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se kemi filluar ekzekutimin e pagesave për bizneset aktive dhe të vetëpunësuarit, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës të datës 21 janar 2021.
Sot gjatë ditës janë ekzekutuar 4,5 milionë euro ku kanë përfituar 13,294 biznese me gjithsej 15,612 të punësuar.
Masa për të vetëpunësuarit përfshin gjithsej 6.5 milionë euro.
Nga kjo masë do të përfitojnë 19,826 biznese me 22,222 të punësuar.
Zbatimi i Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 po vazhdon me sukses”.