Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti nderon figurën e heroit Zahir Pajaziti

Jan 31, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti në Prishtinë, në 24- vjetorin e rënies së tij.

“Sot nderojmë kontributin e Zahir Pajazitit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij, të gjithë atyre që kanë rënë për lirinë dhe pavarësinë të cilën ne e gëzojmë sot. Është bërë ritual që ne çdo vit të bëjmë nderimet për ta dhe përmes tyre të shprehim respektin për të gjithë bashkëluftëtarët e tyre në mbarë Kosovën”, tha kryeministri Hoti.​

Pas homazheve tek shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë, kryeministri Hoti, bashkë me ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliu dhe ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, ka vizituar edhe Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti” në Orllan të Podujevës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

“C*kli m*nstrual”

“C*kli m*nstrual”

Aq shumë eufemizma. “Të kuqet”, “ato”, “tezet”. Më lehtë të vjen kur i mbështjellë pecetat higjienike me qese rrugës...

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM