Të dashur lexues, miq dhe mbështetës,
Për nder të 20 vjetorit të themelimit të KosovaLive, jemi të lumtur të ndajmë me ju më të rejat nga organizata jonë:
- Ne kemi lansuar një webfaqe hibride, një portal të lajmeve dhe të një organizate mediale, të gjitha në një. Tani ju mund t’i gjeni informatat dhe lajmet kryesore në gjuhën shqipe dhe angleze, linqet që ju dërgojnë te publikimet/librat/udhëzuesit, grantet, shpërblimet dhe mundësitë për zhvillim profesional këtu: www.kosovalive.org
- Në pamundësi të organizimit të një solemniteti të rastit, ju ftojmë në një udhëtim virtual përgjatë vitesh. Tani mund t’i hedhni një shikim monografisë tonë 20 vjeçare, e cila reflekton historinë, arritjet, aktivitetet dhe njerëzit nga anembanë bota, që kanë kontribuar në KosovaLive, në përdorimin e medias si mjet edukimi, dialogu dhe barazie. (Shikoni: http://kosovalive.org/…/2021/02/TheStoryofKosovaLive-.pdf)
- Duke i ndjekur trendet e fundit mediale, gjatë këtyre viteve të fundit, ne kemi punuar në disa ndryshime. Duke e ruajtur shpirtin tonë, të medias së pavarur, të besueshme dhe të paanshme, ne e kemi adaptuar emrin tonë zyrtar, për të reflektuar të gjithë punën tonë të deritashme të një akteri të shoqërisë civile, në “Fondacioni për Informim, Media, Dialog dhe Edukim KosovaLive (KosovaLive/KIMDE)”. Përsëri të njëjtë, me një dukje dhe statut të përditësuar të organizatës, për të përfshirë gjithë punën që jemi duke e bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, me pikësynim:
- Të informimit të paanshëm dhe cilësore të publikut
- Të përdorimit të medias si mjet dialogu, edukimi dhe barazie
- Të stimulimit të inovacionit në industrinë mediale dhe kreative
- KosovaLive vazhdon aktivitetin e vet në këto fusha: Komunikim, Edukim/Trajnim, Barazi Gjinore, Teknologji Informative dhe në mënyra të tjera për të mbështetur zhvillimin e shoqërisë.
Vazhdoni të lexoni web faqen tonë të përditësuar: www.kosovalive.org
Ju lusim të dërgoni komunikata për shtyp në gjuhën shqipe dhe angleze vetëm në info@kosovalive.org
KosovaLive boton informata ditore dhe vetëm artikuj të formave më të gjata të gazetarëve dhe praktikantëve, që punohen dhe redaktohen me rigorozitet në kuadër të projekteve tona tematike.
KosovaLive nuk boton kolumne apo opinione.