Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sekretariati ndërpret çështjen kundër Kosovës për mungesë të zbatimit të ndihmës shtetërore

Shk 2, 2021

Në një njoftim të lëshuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, nga sot, është vendosur të ndërpritet, një rast i ngritur dhe që ka qenë në vazhdimësi kundër Kosovës, për mungesë të transpozimit dhe të zbatimit të rregullave të BE-së në fushën e ndihmës shtetërore, që lidhen me sektorin e energjisë.

Republika e Kosovës nga viti 2006 është një nga palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë dhe duke qenë e tillë ka marrë obligim për transpozim dhe zbatim të rregullave të vendosura, përfshirë edhe atyre për ndihmën shtetërore në këtë sektor specifik.

Njoftimi i Sekretariatit thotë se në vitin 2011, Kosova miratoi Ligjin për Ndihmën Shtetërore (I rishikuar në 2016) i cili transpozon acquis të ndihmës shtetërore. Ndërsa në fund të vitit të kaluar, Komisioni i Ndihmës Shtetërore nxorri vendimin e tij të parë në lidhje me ndihmën shtetërore në sektorin e energjisë. ‘Komisioni i Ndihmës Shtetërore në këtë rast gjeti se një tarifë e përcaktuar administrativisht për 20 MW të projekteve fotovoltaike nuk përputhet me acquis e ndihmës shtetërore’ – thuhet në njoftimin e lëshuar nga Sekretariati sot.

Komisioni dhe Departamenti i Ndihmës Shtetërore në Kosovë mirëpresin vendimin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë në Vjenë dhe vlerësojnë bashkëpunimin e ndërsjellë me të gjithë akterët në sektorin e energjisë në përpjekjen për shqyrtim dhe përafrim të masave të ndihmës shtetërore në këtë sektor (dhe jo vetëm) përfshirë edhe ato të vëna në zbatim në kontekstin e rimëkëmbjes ekonomike COVID-19, thuhet në komunikatën për media të Komisionit të Ndihmës Shtetërore.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM