Build Skills with our trainings

Sign up now!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit refuzon mjetet e ndara në shumë prej 3 mil. €

Shk 3, 2021

Biznese të shumta në vazhdimësi kanë folur dhe janë ankuar për humbjet e mëdha që i janë shkaktuar si pasojë e pandemisë me COVID-19. Kryetari i Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës Prof. Dr Hysen Sogojeva thekson se pandemia COVID-19 ka goditur në mënyrë jo-proporcionale industri të ndryshme të ekonomisë në Kosovë.

Vendimet e Qeverisë së Kosovës për kufizim të aktivitetit biznesor dhe lëvizjes së qytetarëve të cilat ishin marrë për të parandaluar pëhapjen e virusit nuk kanë qenë të njejta për secilën industri, dhe logjikisht as efeketet ekonomike nuk mund të jenë të njejta, pra dallojnë.

Krahas masave për ndihmë të përgjithshme ndaj bizneseve, sikurse ato në pakon e paraparë për vitin 2021, 3 milionë euro ndarje e buxhetit ndaj sektorit të gastronomisë dhe hotelierisë është një shumë të cilën Oda e Hotelierisë dhe Turizmit nuk e konsideron fare!

Dhe, pas takimit konsultativ me ministrin e Industrisë dhe Tregtisë Vesel Krasniqi, përfaqësuesit e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, u njoftuan edhe njëherë se pakoja e rimëkëmbjes përfundimisht do të jetë 3 milionë euro, prandaj OHTK e refuzon kategorikisht këtë ndarje sepse as për së afërmi nuk i mbulon dëmet e bizneseve hoteliere turistike gjatë pandemisë. Arsyeja e refuzimit është sepse në bazë të burimeve të sakta, dhe llogaritjeve që janë bërë i bie që kompensimi për subjekte të jetë nga shuma 20 euro deri në 170 euro për subjekt. Dhe kjo jo vetëm që është qesharake por nuk tolerohet fare!

Me këtë reagim Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përveq që kërkon që shuma për rimëkëmbje ndaj Bizneseve ose të jetë më e madhe ose të mos jetë fare, kërkon gjithashtu që të gjitha subjekteve të hotelierisë dhe Turizmit t’u falet tatimi për vitin 2020, thuhet në ko,munikatën për media e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM