Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoti: Zhvillimi i sektorit privat i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit

Shk 2, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar kompanitë “Arkos”, “Powerpack” dhe “Shehu”, në Parkun e Biznesit në Drenas, me ç’rast ka theksuar mbështetjen e Qeverisë për zhvillimin e bizneseve, duke vlerësuar se zhvillimi i sektorit privat është shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të vendit.

“Është kënaqësi që të vizitosh kompani vendore dhe investitorë të jashtëm që janë vendosur këtu dhe prodhojnë me standardet më të larta të cilësisë, prodhime këto me eksport të siguruar në vende të BE-së”, tha kryeministri Hoti.

Gjatë vizitës në Parkun e Biznesit në Drenas, kryeministri Hoti theksoi se, janari i këtij viti ka qenë më i mirë se janari i vitit 2020, që nënkupton se Kosova po i kthehet gradualisht normalitetit.

Vizitën në Drenas, kryeministri Hoti e përmbylli me një takim të përbashkët me të gjithë përfaqësuesit e bizneseve dhe iu premtoi mbështetjen e Qeverisë dhe krijimin e lehtësirave për Qasje në Fondin për Garanci Kreditore, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM