Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti bashkë me u.d. presidenten Vjosa Osmani në kuadër të fillimit të fushatës zgjedhore, vizituan biznese dhe fabrika në Ferizaj, folën për qeverisjen e re që do t’i mbështesin prodhuesit vendorë.
Ata zhvilluan edhe takime me qytetarë ku theksuan se prioritet i qeverisë së re do të jetë punësimi dhe drejtësia, thuhet në postimin në Facebook të kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Pritje madhështore edhe në Ferizajin e vendosur për kthesën e madhe të 14 shkurtit. Kryeministri, Albin Kurti, e presidentja, Vjosa Osmani, bashkë me kandidatët, Haki Abazi, Hekuran Murati, Fitore Pacolli, Valon Ramadani, Dimal Basha, Enver Haliti, Shqipe Metaj Jusufi, Alban Bajrami, Albana Morina Xharra, Alban Bajrami, Hysamedin Feraj e Drita Millaku, vizituan dje biznese e fabrika të këtij qyteti ku folën për qeverisjen e re që do t’i mbështes prodhuesit vendorë. Ata po ashtu zhvilluan disa takime me qytetarë ku theksuan se prioritet i qeverisë së re do të jetë punësimi dhe drejtësia. Krejt dhe Drejt me numrin 127.