Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Armend Zemaj ka bërë të ditur përmes postimit në Facebook se ka dorëzuar paisje dhe material shpenzues për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Fushë Kosovë. Ai ka thënë se këto pajisje do të jenë ndihmesë modeste për cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Mjekësia primare, çdo herë ka nevojë për pajisje dhe material shpenzues, pasi është kontakti i parë i qytetarit, kur ai ka shqetësime shëndetësore.
Sot, me kënaqësi, dorëzova pajisje për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, në Fushë Kosovë.
Pajisjet dhe materiali shpenzues që kjo qendër e pranoi sot, do të jetë ndihmesë modeste për cilësinë e shërbimeve shëndetësore.
Stafin dhe personelin e urova për suksese në punën e tyre humane!