Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti në një postim në Facebook pas letrës të Presidentit të SHBA-ve Joe Biden dërguar presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, ka thënë se shtë edhe një dëshmi për lidhjen e veçante mes dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq.
Marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që SHBA-të kanë me Republikën e Kosovës, ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet ka thënë Hoti.
Nga Shtëpia e Bardhë vazhdojnë të vijnë vetëm lajme të mira për Kosovën.
Letra e Presidentit Biden, dërguar Presidentit të Serbisë për njohjen e Kosovës, është edhe një dëshmi për lidhjen e veçante midis dy vendeve, miqësinë e përjetshme për të cilën fliste presidenti Rugova, sa herë që thoshte se shtëpia nuk mbahet pa miq.
Marrëveshja e 4 shtatorit 2020, ishte vetëm fillimi i një etape të re të partneritetit strategjik që SHBA-të kanë me Republikën e Kosovës, ne do ta thellojmë edhe më tej këtë partneritet.
Kosova vazhdon të mbetet prioritet në agjendën e SHBA-ve.
Faleminderit Presidenti Biden!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë Kosovën!