Build Skills with our trainings

Sign up now!

Iniciativa për Histori Gojore: Publikohet libri C19 A20

Shk 10, 2021

Iniciativa për Histori Gojore njofton rreth publikimit të librit C19 A20, e cila  përmban tregime në vetën e parë dhe vizatime nga dhjetë artistë të brezave të ndryshëm dhe me prapavi të ndryshme kulturore. Tregimet dhe vizatimet në faqet e këtij libri regjistrojnë efektet e vazhdueshme të COVID-19 në jetën e përditshme të njerëzve të Kosovës.

Artistët e përfshirë në këtë projekt janë: Artan Hajrullahu, Jakup Ferri, Doruntina Kastrati, Driton Selmani, Fitore Berisha, Dejan Kitić, Meriton Maloku, Mirjeta Qehaja, Renea Begolli dhe Zake Prelvukaj.

Libri C19 A20 është zhvilluar brenda mureve të shtëpisë e redaktuar nga Erëmirë Krasniqi. Intervistat e historisë gojore janë zhvilluar në distancë, gjë që ka kërkuar fleksibilitet dhe përshtatshmëri për të krijuar hapësira besimi ku zhvillohet rrëfimtaria më e mirë e mundshme mes intervistuesës dhe narratorit. Intervistat janë redaktuar dhe përpunuar në tregime nga intervistuesja, duke e lënë rrëfyesin të thurë rrëfimin në vetën e parë.

Për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, libri C19 A20 do të distribuohet nëpër biblioteka publike dhe librari, si dhe nëpër institucionet e kulturës, por nuk do të ketë promovim të tij.

Projekti “Të kuptojmë COVID-19 në Kosovë duke krijuar” është mundësuar nga një grant nga Citizen Diplomacy Action Fund të sponsorizuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan, Byroja e Çështjeve Arsimore dhe Kulturore dhe u zbatua në partneritet me Partnerët e Amerikës, thuhet në komunikatën për media dërguar nga Iniciativa për Histori Gojore.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM