Build Skills with our trainings

Sign up now!

Valbon Krasniqi emërohet drejtor i SHSKUK-së

Shk 10, 2021

Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka emëruar Valbon Krasniqin drejtor të SHSKUK-së, bëjnë të ditur përmes një postimi në Facebook.
Vabon Krasniqi me profesion është infektolog dhe ka shërbyer për disa muaj si u.d.i drejtorit të SHKUK-së.
Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 10 shkurt 2021, në mënyrë unanime, e ka votuar Raportin e Komisionit Vlerësues, në bazë të të cilit drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së emërohet dr. Valbon Krasniqi.

“Të nderuar qytetarë

Pas 7 muajsh ushtrimit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK, sot Bordi Drejtues më konfirmoi besimin për të drejtuar institucionin më të lartë shëndetësor në vend.

Koha e pandemisë në të cilën po jetojmë më rritë ndjenjën e përgjegjesisë por edhe motivimin për të vazhduar pa u lodhur me punët e mira.

Një vit më parë kur u konfirmuan rastet e para me COVID-19 besuam fuqishëm se ne bashkarisht do t’ia dalim. Edhe tani, kur po qarkullojnë variante të reja të këtij virusi, e kemi po të njëjtin besim. Me përkushtim maksimal, transparencë, llogaridhënie e punë ekipore do te jemi një shembull i mirë i menaxhimit të pandemisë. Por jo vetëm kaq: spitalet tona do të jenë përherë në shërbim të qytetarëve në nevojë. Do të avansojmë cilësinë e shërbimeve dhe rritjen e besimit të qytetarëve në spitalet tona.

I vetdijshëm për përgjegjësinë dhe sfidën aspak të lehtë në këtë situatë, ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe besimin e dhënë.

N’a priftë e mbara”, ka thënë Krasniqi

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM