U. d presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani në komunikatën për media, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Sadiku, me rastin e vdekjes së gazetarit Bedri Sadiku.
U. d presidentja Osmani ka thënë se ikja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, farefisin dhe miqtë, por edhe për
“E nderuar Familje Sadiku,
Ikja e gazetarit Bedri Sadiku është një humbje e madhe jo vetëm për ju, farefisin dhe miqtë, por edhe për komunitetin e gazetarëve.
Me punën e tij, ai tejkaloi dimensionin e të qenit vetëm gazetar.
Ai ishte njeri i mirë dhe profesionist që la pas trashëgiminë e njeriut të angazhuar për të vërtetën!
Familjes, ngushëllime. Bedri Sadiku u prehtë në paqe!
I përhershëm qoftë kujtimi për të!”