Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe i biri, ka votuar sot në Prishtinë.
Hoxhaj ka thënë se sot është dita kur flasin qytetarët. Ai ka thënë se qytetarët sot zgjedhin mes dy opsioneve, atij të rimëkëmbjes dhe stabilitetit ekonomik karshi atij të mjegullës dhe izolimit ndërkombëtar, thuhet në komunikatën për media e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Sot, është dita kur flasin qytyetarët, jo ne politikanët. Mendoj që sot qytetarët janë para dy opsioneve, para opsionit të rimëkëmbjes dhe stabilitetit ekonomik dhe para opsionit të mjegullës dhe izolimit ndërkomëtar. Unë sot e pres vendimin e qytetarëve, verdikti më i rëndësishëm”, ka thënë Hoxhaj,