Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti sot ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik.
Ai ka thënë se sot është ditë e bardhë ashtu siç do të jetë e ardhmja jonë, fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët.
Sot është ditë e bardhë, e ndritshme, ashtu siç do të jetë edhe e ardhmja jonë. Qytetarët kanë nevojë për demokraci, institucionet kanë nevojë për legjitimitet. Sot kjo nevojë është edhe e drejtë, e cila, më tej, paraqet mundësi e shans që duhet shfrytëzuar dhe duhet përdorur.Kosova si shtet i pavarur këtë të diel i kthehet popullit si burim i sovranitetit.Me dashuri për vendin, duhet votojmë. Fushata ka përfunduar pardje, sot e kanë fjalën qytetarët.