Vjosa Osmani kandidatja për presidente sot ka votuar në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.
Ajo ka thënë se sot është një ditë e madhe, të gjithë qytetarët do ta përcaktojnë të ardhmen e vendit. Osmani ka ftuar qytetarët posaqërisht gratë të shfrytëzojnë të drejtën e votimit, thuhet në komunikatën për media.
Sot është një ditë e bardhë për Kosovën dhe për gjithë qytetarët pa dallim ndërmjet vullnetit të tyre të lirë do të përcaktojnë të ardhmen e vendit të tyre. Është një ditë e ftohtë, por i ftoj të gjithë qytetarët tonë të marrin pjesë masivisht në këtë proces kaq të rëndësishëm. Sa më shumë edhe gratë të shfrytëzojnë të drejtën e votimit.