Isa Mustafa ka dhënë dorëheqje nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Në mbledhjen e kryesisë së LDK-së Mustafa ka njoftuar se ka paraqitur dorëheqjen e tij pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare dhe rezultateve të dobëta që ka shënuar partia e tij.
LDK në zgjedhjet e 14 shkurtit ka shënuar humbjen më të madhe deri më tani, me vetëm 13,08% të votave, sipas rezultateve të KQZ-së, thuhet në komunikatën për media e Lidhjes Demokratike të Kosovës.