Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosnett uron Kurtin që nga ky proces të ketë qeveri e parlament fiunksional

Shk 16, 2021

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi kandidati për kryeministër, Albin Kurti, bashkë me anëtaren e kryesisë së Lëvizjes, Arbërie Nagavci dhe asistenten ekzekutive, Valë Gjonbalaj sot pritën ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett të shoqëruar nga këshilltarja e tij për çështje politike Amy Carnie.
Ambasadori Kosnett uroi Kurtin për fitoren në këto zgjedhje duke i dëshiruar sukses të mëtejmë. Ai uroi që nga ky proces sa më parë të ketë një qeveri e parlament funksional.
Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën dhe ndau bindjen që shumë shpejt do ta kemi qeverinë e re dhe mundësinë për të bashkëpunuar për projekte konkrete që ndihmojnë shtetndërtimin demokratik, zhvillimin ekonomik të vendit dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve Kosovë – SHBA, thuhet në postimin në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM