Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hapet ekspozita “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj”

Shk 17, 2021

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Veprimtaria atdhetare e heroit të kombit Sali Çekaj”.

Me këtë rast, kryeministri Hoti tha se është nder dhe kënaqësi të merr pjesë në këtë ekspozitë, duke theksuar se 20 vjet pas luftës është e rëndësishme që të sistemojnë gjithë dokumentacionin e nevojshëm arkivor për gjeneratat e ardhshme, të njerëzve që kanë sakrifikuar më së shumti për lirinë që e gëzojmë sot.

“Në këtë ekspozitë po shohim vepra që janë kombinim i jashtëzakonshëm i një personi që ka kontribuar në luftë si luftëtar dhe i një intelektuali që ka ditur t’i kombinojë ato në mënyrë të shkëlqyeshme në interesin më të mirë të një realizimi  të një vizioni për shtetin e pavarur të Kosovës”, tha kryeministri Hoti.

Në hapje të ekspozitës të pranishëm ishin edhe zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM