Build Skills with our trainings

Sign up now!

Homazhe në 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga ministri i Mbrojtjes dhe komandanti i FSK

Shk 17, 2021

Në 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë të Kosovës, sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës, u bë ngritja e Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së. Në ceremoni të pranishëm ishin u.d, të presidentit  Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, ministra në detyrë, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të FSK-së.

Në orën 09:00, në Velani, u bënë homazhe dhe u vendosen kurora me lule te varri i Presidentit historik, Ibrahim Rugova, nga kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe ministra tjerë të kabinetit qeveritar.

Po sot, rreth orës 10.00, ministri i Mbrojtjes Anton Quni, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarja e përgjithshme Rozafa Ukimeri, gjeneral dhe oficerë të lartë të FSK-së, vizituan Kompleksin Memorial „Adem Jashari“ në Prekaz, ku bënë homazhe dhe vendosen kurora me lule, në 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Mbrojtjes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM