Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me u.d. presidenten, Vjosa Osmani, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant, Rrahman Rama dhe anëtarë të kabinetit qeveritar, për nder të shënimit të 17 Shkurtit, 13- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit nga Garda Ceremoniale, në oborrin e Qeverisë së Kosovës.
U.d. e kryeministrit Avdullah Hoti ka thënë se me ngritjen e flamurit shtetëror fillon manifestimi për shënimin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka shkruar në faqen e tij në Facebook.
“Me ceremoninë e ngritjes së flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së, filluam manifestimet për shënimin e 13 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, ka thënë u.d.e kryeministrit Avdullah Hoti,