Build Skills with our trainings

Sign up now!

Hoxhaj: PDK do të jetë gardiani i vlerave demokratike, pasardhëse e UÇK-së

Shk 17, 2021

U.d. kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj  me rastin e 13-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se sot kur festojmë 13 vite shtetësi me zemër e me mendje jemi me liderët, Hashim Thaçin dhe Kadri Veseli, të cilët gjenden padrejtësisht gjenden në Hagë. Ata punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve.

Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh dhe se Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka shkruar Hoxhaj në postimin e tij në Facebook.

“Sot kur festojmë 13 vite shtetësi, me zemër e mendje jemi me liderët e Kosovës që padrejtësisht gjenden në Hagë. Për 13 vite me radhë, Hashim Thaçi e Kadri Veseli punuan çdo ditë për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarëve. Çdo moment të jetës së tyre ia kushtuan përmbushjes së amanetit të dëshmorëve për liri e pavarësi. Këtë premtim do të vazhdojmë ta mbajmë dhe ta jetësojmë çdo ditë si Parti Demokratike, pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sot Kosova është më e mirë sesa para 13 vitesh. Partia Demokratike do të jetë gardiani i vlerave demokratike sot dhe përgjithmonë. Për qytetarët. Me qytetarët. Urime Dita e Pavarësisë”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM