Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i shoqëruar nga anëtarë të kabinetit qeveritar, në këtë ditë të veçantë, kryeministri në detyrë Hoti bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh te varri i presidentit Ibrahim Rugova.
“Sot bëmë nderimin tek ati themeltar i Republikës së Kosovës që është projekti më i madh 30- vjeçar nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë e këndej, është projekti më i madh i fuqizimit të kombit shqiptar me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, pjesë e familjes euroatlnatike”, tha Hoti.
Më tej, ai tha se qytetarët e Kosovës do të jenë përherë mirënjohës presidentit Rugova dhe gjithë atyre që kanë rënë për Pavarësinë e vendit, duke uruar në këtë ditë të veçantë të gjithë qytetarët pa përjashtim në përvjetorin e pavarësisë.
Hoti ka bërë homazhe edhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
“Bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe anëtarë nga kabineti qeveritar bëmë nderime tek të rënët e familjes Jashari, për të nderuar Familjen Jashari për sakrificën më sublime, më të lartë që mund të bëjë dikush për pavarësinë e vendit. Duke nderuar Familjen Jashari ne nderojmë të gjithë të rëntë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës”, tha kryeministri Hoti, në komunikatë për media e Zyrës së Kryeministrit.