Build Skills with our trainings

Sign up now!

KMDLNJ: Sulmi ndaj gazetarit Duriqi është sulm kundër lirisë së shprehjes

Shk 25, 2021

KMDLNj e dënon ashpër sulmin ndaj gazetarit të gazetës “Insajder“, Visar Duriqi dhe kërkon nga organet e hetuesisë që ta bëjnë një hetim të shpejtë dhe profesional në mënyrë që sulmuesit e dhunshëm ndaj gazetarit të nxirren para drejtësisë dhe në këtë mënyrë do të bëhet i ditur motivi apo qëllimi i sulmit.

Sa më shpejtë të zbardhet rasti, do të krijohen kushte dhe rrethana për parandalim të sulmeve në të ardhmën, si ndaj gazetarit Duriqi ashtu edhe ndaj gazetarëve tjerë.

“Në mesnatën e datës 24 shkurt 2021, tre sulumues të paidentifikuar deri më tani dhe të maskuar e sulmuan brutalisht gazetarin e gazetës “Insajder“, Visar Duriqi duke i shkaktuar lëndime, thyerje të dhëmbëve dhe të hundës. Nuk është hera e parë që gazetari Duriqi sulmohet fizikisht në ndërkohë që ka pasur shumë kërcënime verbale. Gazetari Duriqi është gazetar i gazetarisë hulumtuse dhe temat që i ka trajtuar dikujt i kanë penguar për faktin se nuk kanë dëshiruar që e vërteta të dal në dritë prandaj, gazetarët hulumtues por edhe të tjerët po sulmohen aq shumë”.

Detyra dhe misioni i gazetarisë është që përmes një informimi objektiv të krijojë oinion dhe qëndrim kritik ndaj dukurive negative sikur që të afirmojë edhe të arriturat pozitive. Në këtë aktivitet dhe përmbushje të misionit për një gazetari objektive, askush nuk duhet të pengojë gazetarët dhe, nëse ka qëndrime me të cilat nuk pajtohen gjithmonë kanë të drejtë t’i drejtohen institucioneve të drejtësisë.

Liria e fjalës dhe liria e shprehjes janë të garantuara me të gjitha dokumentet kombëtare dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat Kosova i ka integruar në aktin më të lartë juridik, Kushtetuten e Kosovës prandaj edhe duhet të respektohen.

Çdo përpjekje për t’ua mbyllur gojën gazetarëve është sulm ndaj lirisë së fjalës prandaj KMDLNj e dënon ashpër sepse e mbronë lirinë e fjalës, si vlerë demokratike dhe si njërën ndër të drejtat më elementare të njeriut.

KMDLNj përkrahë pavarësinë e punës së gazetarëve dhe kërkon përgjegjësi për sulmet ndaj tyre, në pëprgjithësi dhe të gazetarit Duriqi, në veçanti. Vlera dhe pesha e demokracisë në një shtet apo vend është në përputhshmëri të madhe se si ai shtet apo vend i trajton gazetarët.

KMDLNj i dëshiron gazetarit Duriqi shërim të suksesshëm si dhe kthim sa më të shpejtë në vendin e punës në përmbushje të misioni për informim objektiv dhe luftimit të dukurive negative në shoqëri, përmes dhe me ndihmën e gazetarisë hulumtuese, thuhet në komunikatën për media e KMDLNJ-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM