Build Skills with our trainings

Sign up now!

Lajčák: Nuk shoh pengesa për t’u përmbyllur dialogu me Serbinë gjatë mandatit të Kurtit dhe Osmanit

Mar 2, 2021

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, sot ka pritur në takim emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák.

Gjatë takimit Osmani ka thënë se procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim, ku do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur t’i respektojë interesat e veta dhe të qytetarëve në këtë proces, që duhet të rezultojë me njohje reciproke me kufijtë aktual.

Ajo ka thënë se nuk do të lejojmë që integriteti territorial i Kosovës të bëhet pjesë e dialogut ose që rregullimi kushtetues e sovraniteti të bëhet pjesë e këtij procesi, sepse Kosova ka përmbyllur statusin e saj më 2008 dhe se presim që ky proces të përfundojë me njohje nga ana e Serbisë.

Osmani ka shtuar se është shumë me rëndësi që në këtë proces të ketë koordinim të afërt me opozitën dhe se kur Kosova flet me një zë atëherë mund të jetë e suksesshme edhe në procesin e dialogut.

U.d e presidentes Osmani ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të jetë e barabartë dhe të përkrahet nga BE dhe SHBA-të, thuhet në postimin e saj në Facebook.

Kurse emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajčák ka thënë se nuk sheh pengesa për t’u përmbyllur dialogu me Serbinë gjatë mandatit të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

“Shtetet e BE-së dhe SHBA-të presin vazhdimin e dialogut, e për këtë kisha takim me Kurtin e Osmanin dhe përfundimi nga këto takime është se dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë. Dialogu nuk është përgjegjësi vetëm e një partie politike, por e të gjithave”, ka thënë Lajčák.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM