Build Skills with our trainings

Sign up now!

MF: Bëhet pagesa shtesë në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor

Mar 3, 2021

Ministria e Financave njofton se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të sektorit publik në Republikën e Kosovës.

Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21.

Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit, thuhet në komunikatën për media e Ministrisë së Financave.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM