Build Skills with our trainings

Sign up now!

KQZ: Rezultatet përfundimtare- LVV me 438 mijë e 334 vota dhe 58 ulëse në Kuvend

Mar 4, 2021

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

Fillimisht, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka faënderoi të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, që morën pjesë në këto zgjedhje dhe shprehën vullnetin e tyre.

Po ashtu, ajo falënderoi edhe institucionet tjera të Republikës së Kosoës dhe ato ndërkombëtare për ndihmën që kanë dhënë gjatë këtij procesi zgjedhor ki ka thënë se brenda 24 orëve subjektet politike dhe kandidatët mund të parashtrojnë ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, thuhet në faqen zyrtare të KQZ-së.

Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit:

Lëvizja Vetëvendosje ka marrë – 438 mijë e 334 vota, ose 49,95%,

Partia Demokratike e Kosovës – 148 mijë 296 ose 16.9%.,

Lidhja Demokratike –  110 mijë e 978, ose 12,64%,

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – 62 mijë 111 ose 7,078%,

Lista Serbe – 44 mijë e 404 ose 5,06%,

Nisma – 21 mijë e 998 ose 2,5 %,

Ulëset e partive politike: LVV-ja 58 ulëse, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ulëse, Lista Serbe 10 ulëse, AAK 8 ulëse.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM