U.d. e presidentes Vjosa Osmani gjatë vizitës në Zvicër është takuar me nënkryetaren e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës, Irène Kälin.
Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirēn për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë, tha Osmani në postimin e saj në Facebook.
Një takim pune jashtëzakonisht i këndshëm e produktiv me znj. Irène KÄLIN, nënkryetare e parë e Këshillit Nacional të Zvicrës.
Me një vizion të qartë për politikën kombëtare e ndërkobëtare, znj. Kälin shprehu qartë mbështetjen për Kosovën dhe dëshirēn për të parë progres të vazhdueshëm në vendin tonë.
Shëndetësia, barazia gjinore, transparenca e llogaridhënia, si dhe gjithpërfshirja në politikbërje, ishin disa nga temat e trajtuara gjatë takimit.
Faleminderit, znj Kälin, për mikpritjen. Ishte nder e kënaqësi!