Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti-Mitsunori: Të vazhdojë partneriteti për marrëdhënie bilaterale mes Kosovës dhe Japonisë

Mar 5, 2021

Kryetari i Lëvizjes Vevendosje, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me deputeten dhe kryetaren e grupit ndërparlamentar për miqësi me Japoninë në legjislaturën e kaluar, Mimoza Kusari-Lila, deputetin Artan Abrashi, që ishte pjesë e këtij grupi për miqësi pitën ambasadorin e Japonisë në Kosovë, Ogasawara Mitsunori, të shoqëruar nga sekretarja e dytë, Kurimoto Kay.

Mitsunori e uroi kryetarin Kurti për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për fitoren e arritur në këto zgjedhje. Ai tha se pret që me formimin e institucioneve të reja të vazhdojë bashkëpunimi për thellimin e partneritetit dhe miqësisë mes dy vendeve tona.

Kryeministri në ardhje Kurti e falënderoi për urimin dhe duke ndarë të njëjtën bindje për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve e njoftoi ambasadorin edhe me disa prej prioriteteve të qeverisjes thuhet në postimin në Facebook të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Krahas përballjes me pandeminë, punësimit dhe drejtësisë, qeveria e re është e përcaktuar t’i mbështesë të rinjtë në fushën e inovacionit dhe teknologjisë. Deri më tani me një mbështetje të vogël, e në pjesën më të madhe të munguar nga shteti, rinia jonë ka demonstruar një talent të lartë e të çmueshëm në ndërmarrësi dhe teknologji.

Ne jemi të interesuar që ata të kenë sa më shumë hapësirë e mundësi. Të dy palët shprehën gatishmërinë për bashkëpunim të shtuar ekonomik e kulturor midis dy shteteve tona”, tha Kurti.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM