Ajo në rrjetin social në Facebook ka thënë se komandanti legjendar, misioinari i lirisë Adem Jashari, e kishte të qartë se çfarë deshi lirinë e vendit, pa asnjë kusht, të lidhur me besa-besë me të gjithë ata bashkëluftëtarë që patën guximin të bëhen shërbëtorë të lirisë.
Në 23-vjetorin e Epopesë së UÇK-së, brezat e tashëm dhe të ardhshëm do të jetojnë me shëmbëlltyrën e komandantit Adem Jashari dhe të gjithë familjes Jashari, të cilët mbi fatin e tyre vunë fatin e kombit, duke u flijuar për lirinë.
Në një nga inçizimet e pakta të Adem Jasharit, misionarit të lirisë sonë, ai e kishte të qartë se çfarë deshi atëherë. Lirinë e vendit, pa asnjë kusht, të lidhur me besa-besë me të gjithë ata bashkëluftëtarë që patën guximin të bëhen shërbëtorë të lirisë.Në atë inçizim ai thoshte: “Jam këmbëngulës në ato parimet që jemi marrë vesh. Besa-besë…vetëm një vdekje, se tjetër s`kemi në këtë jetë, dhe një fjalë e mirë. E kemi thanë që çka do që të ndodhë, tanë së bashku do ta japim jetën dhe vetëm besa-besë dhe një vdekje, tjetër s`ka në grykë të pushkës”.Ky ishte ndër xhirimet e pakta që na kanë mbetur nga trashëgimia më e çmuar, nga ikona e luftës dhe e lirisë sonë. Prandaj, përgjatë tërë angazhimit tonë mos të harrojmë kurrë porositë e komandantit legjendar Adem Jashari: që të mbesim këmbëngulës në parime, që të mbajmë besën e dhënë, e që jetën, që të gjithë ne, ta kemi në shërbim të atdheut.
Lavdi e përjetshme!