Build Skills with our trainings

Sign up now!

DnV: Të hetohen dyshimet për falsifikim me vota të kandidatëve

Mar 7, 2021

Gjatë ditës së djeshme në media ka rrjedhur një audio dhe video incizim i mbuluar, ku tre persona dyshohet se diskutojnë në lidhje me falsifikimin e votave të kandidatëve subjekteve politike në Qendrën e Numërimit të Votave.

Audio dhe video incizimi tregon se si numëruesi i votave jep çmimin për ndryshimin e votave brenda kandidatëve të listës së një subjekti politik. I dyshuari po ashtu tregon se sa para kishte marr ai dhe dy persona të tjerë brenda QNR-së për të ndryshuar votat e një kandidateje për deputete të Kuvendit të Kosovës, që ajo të bëhej pjesë e legjislaturës së VIII.

Demokracia në Veprim, i bënë thirrje Prokurorit të Shtetit që me urgjencë të fillojnë hetimet dhe të marrin masat adekuate që të mos lejohet deformimi i vullnetit të votuesve nga dyshimet për falsifikimit e votave brenda QNR-së.

Prokuroria duhet që në bashkëpunim me Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe Sekretariatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të veprojë në drejtim të gjetjes dhe arrestimit të personave që dyshohen se kanë falsifikuar rezultatin e votimeve.

DnV ju bënë thirrje të gjithë kandidatëve për deputet të cilët mund të kenë dyshime për vjedhje të votave apo falsifikim të rezultatit, pos ankesave në PZAP, të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit në drejtim të zbulimit të veprave që devijojnë vullnetin e qytetarëve të Kosovë, thuhet në komunikatën e DnV-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM