Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në ceremoninë e zbarkimit të kontingjentit të FSK-së në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt.
Ai ka thënë ndjihet i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës dhe se pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, bashkë me aleatin kryesor strategjik SHBA-të, është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet.
Gjithmonë krenar me djemtë dhe vajzat e FSK-së, ka thënë Hoti në postimin e tij në Facebook.
Ndjehem vërtetë i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, bashkë me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-të, është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet dhe si Forcë e Sigurisë, drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike.
Gjithmonë krenar me djemtë dhe vajzat e FSK-së!