Build Skills with our trainings

Sign up now!

Realizohen mbi 370 teste të shpejta (rapide) në sheshin “Shatërvan”

Mar 11, 2021

Sot në sheshin “Shatërvan”, ekipet mobile të shëndetësisë primare të Komunës së Prizrenit kanë realizuar rreth 370 teste të shpejta (rapide) për Covid-19, me qëllim të identifikimit të personave të prekur dhe izolimit të sa më të shpejtë të tyre, në mënyrë që të parandalohet përhapjen e virusit.

Më këtë rast, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, deklaroi se përveç QKMF-së dhe QMF-së në Bajram Curr, për shkak të rritjes së numrit të të prekurve nga Covid, javën e kaluar Komuna e Prizrenit ka filluar realizimin e këtyre testeve edhe në QMF-të e fashtrave Gjonaj, Reçanë, Korishë, Zhur si dhe në lagjet “Kurillë” dhe “Tusus”, e cila ka mundësuar eliminimin e lëvizjeve të qytetarëve të prekur nga Covid-19.

Ndërkaq drejtoresha e Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj njoftoi se ekipet mobile për realizimin e testeve rapide do të jenë prezentë edhe gjatë ditës së nesërme në sheshin “Shatërvan”.

Kujtojmë se përveç këtyre testeve, Komuna e Prizrenit është Komunë që ka realizuar numrin më të madh të testeve dhe e vetmja që ofron pakon e shërbimeve për Covid-19, ku përfshihen testet rapide, testet serologjike, testet D-Dimer dhe analizat e tjera të nevojshme, thuhet në komunikatën për media e Komunës së Prizrenit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM