Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK furnizohet me pajisje të reja mjekësore për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19

Mar 12, 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka pranuar pjesën e dytë të pajisjeve mjekësore, aparaturë e dorës së fundit, shumë e nevojshme për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID-19.

Në pajisje përfshihen: 600 maska helmetë -CPAP, 15 analizatorë të gazrave në gjak, 100 pompa respiratore kirurgjike me rrymë, 200 pajisje me presion të lartë për terapi me Oksigjen, me set të pajisje përcjellëse.

Këto pajisje do të shpërndahen në QKUK dhe nëpër spitalet e përgjithshme, në përputhje me kërkesat.

Ato kanë arritur sot në Qendrën Klinike Universitare përmes UNOPS dhe janë pjesë e “Projektit Emergjent COVID-19 për Kosovë”, i financuar nga një kredi e Bankës Botërore, i cili, sipas parashikimeve, pritet rrumbullakësohet ditët në vazhdim me ardhjen e kontigjentit të fundit me pajisje mjekësore.

Drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pasi u përmbyllen procedurat e pranim- dorëzimit, theksuan peshën e furnizimit me aparaturë të re, në kohën kur në Kosovë ka një rritje të ndjeshme të numrit të të prekurve me virusin COVID-19, njohton SHSKUK në postimin e saj në Facebook.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM