Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur Kuvendin e jashtëzakonshëm, ku pas dorëheqjes së kryetarit Isa Mustrafa i cili e mbajti për 10 vjet këtë pozitë, është vendosur të zgjedhet kryetari i ri.
Rreth 330 delegatë të kësaj partie do të zgjedhin mes Lutfi Hazirit, Lumir Abdixhikut dhe Besian Mustafës, të cilët e kanë zyrtarizuar kandidaturën e tyre deri tani.
Pas përfundimit të Kuvendit, me shumicë votash të delegatëve të LDK-së, Lumir Abdixhiku u zgjodh kryetar i LDK-së me 191 vota, thuhet në postimin në Facebook të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Me votën e delegatëve të Kuvendit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, zgjedhet kryetari i LDK-së.
Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Na priftë e mbara!, ka thënë Abdixhiku.