Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.
Abdixhiku e njoftoiaAmbasadorin Abbott për synimet dhe programin e tij në LDK dhe qëndrimet e LDK-së rreth situatës aktuale politike në vend dhe formimit të institucioneve të Kosovës.
Ai e falënderoi Abbott për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Republikës së Kosovës në të gjitha periudhat.
Duke e uruar kryetarin Abdixhiku për detyrën e re, aAmbasadori britanik Nicholas Abbott, tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përkrahë institucionet e Kosovës, dhe do të jetë partner në projektet që synojnë zhvillimin e Kosovës, forcimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe fusha tjera.
Po ashtu gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe për mundësitë e thellimit të këtij bashkëpunimi, thuhet në komunikatën për media e LDK-së.