Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se sot kanë dërguar në QKUK paisje mjekësore shtretër për përkujdesje intensive me qëllim të ngritjes së cilësisë të shërbimeve shëndetësore për pacientët me COVID-19.
MSh ka dërguar edhe pajisje të ndryshme si: analizues i gjakut, pajisjet për oksigjenoterapi me rrjedhje të lartë, pompa seksioni dhe helmetat.
Respekt për profesionistët shëndetësor të cilët përkundër gjendjes, ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore, ka thënë Zemaj në
postimin e tij në Facebook.
Sot kemi dërguar në QKUK, në Mjekësinë sportive, ku trajtohen pacientët me Covid, pajisje mjekësore dhe shtretër për përkujdesje intensive me qëllim të ngritjes së cilësisë të shërbimeve shëndetësore në QKUK dhe spitalet rajonale.
Po ashtu kemi dërguar edhe pajisje të ndryshme si: analizues i gjakut, pajisjet për oksigjenoterapi me rrjedhje të lartë, pompa seksioni dhe helmetat.
Shtretërit dhe të gjitha këto pajisjet janë në kuadër të blerjeve të Ministrisë së Shëndetësisë nëpërmjet UNOPS-it.
Kuadri shëndetësor e ka të domosdoshme plotësimin e kushteve, nevojave për barna, material shpenzues dhe pajisje cilësore për të qenë në krye të detyrës. Respekt për profesionistët shëndetësor të cilët përkundër gjendjes, ofrojnë përkujdesje të shkëlqyer shëndetësore.
Ju lumtë, krenar me përkushtimin Tuaj, mjekë, infermierë dhe staf teknik!