Build Skills with our trainings

Sign up now!

Zemaj: Themelohet shërbimi i mikrobiologjisë klinike në QKUK

Mar 19, 2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka nënshkruar vendimin për ndryshim plotësimin e nenit 12 të Statutit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, me të cilin në kuadër të organizimit të kësaj qendre, veprimtarive shëndetësore, arsimore dhe kërkimore shkencore në QKUK, i shtohet edhe Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike.

Krijimi dhe funksionalizimi i këtij shërbimi vjen si nevojë për avancim dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në fushën e mikrobiologjisë klinike, ka bërë të ditur Zemaj në postimin e tij në Facebook.

Kam nënshkruar sot vendimin për ndryshim plotësimin e nenit 12 të Statutit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës , me të cilin në kuadër të organizimit të kësaj qendre, veprimtarive shëndetësore, arsimore dhe kërkimore shkencore në QKUK, i shtohet edhe Shërbimi i Mikrobiologjisë Klinike.
Ky vendim bëhet sipas kërkesës së Bordit drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Krijimi dhe funksionalizimi i këtij shërbimi vjen si nevojë për avancim dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve shëndetësore në fushën e mikrobiologjisë klinike, falë edhe ngritjes së kapaciteteve në infrastrukturë dhe në resurse për këtë shërbim.
Suksese të reja!
 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM