Build Skills with our trainings

Sign up now!

RrGK kërkon nga Qeveria në ardhje zbatimin e LBGj në emërimin e kabinetit

Mar 20, 2021

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka ndjekur me interes të shtuar përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e grave në zgjedhje ndër vite, e rrjedhimisht edhe përfaqësimin e barabartë gjinor në qeverinë e re, andaj RrGK përmes kësaj letre kërkon nga Qeveria që pritet të formohet që të respektojë në plotni LBGj-në me rastin e emërimit të kabinetit, përkatësisht ministrave dhe zëvendësministrave.

Gratë në Kosovë po vazhdojnë të mbesin të nënpërfaqësuara në politikë dhe në vendimmarrje në nivel lokal e atë qendror.

Së fundi, kjo mund të vërehet nga fakti se zëra zyrtarë nga partia që pritet të formojë Qeverinë deklaruan publikisht se nga 15 ministri të ekzekutivit, vetëm pesë do të udhëhiqen nga gratë.

 Ky përfaqësim i vogël (saktësisht 33% gra në kabinetin qeveritar) bie direkt ndesh me Ligjin për Barazi Gjinore (LBGj), i cili garanton barazi ndërmjet gjinive (50/50) në institucione, si kusht i zhvillimit të një shoqërie demokratike, ku burrat dhe gratë kanë mundësi krejtësisht të barabarta në sferën politike, publike, si dhe atë institucionale.

Madje, ky nënpërfaqësim në ekzekutiv mund të ndodh pavarësisht se në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021 përfaqësimi i grave në Kuvendin e Kosovës është rritur për pesë ulëse, krahasuar me zgjedhjet e kaluara (2019). Për më tepër, edhe kësaj radhe më shumë gra janë zgjedhur pa kuotë se sa që janë zgjedhur falë saj.

RrGK me punën dhe aktivizmin e bërë që nga themelimi, përpiqet për një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, si dhe jetojnë një jetë pa dhunë. Prandaj, në përputhje të plotë me këtë vizion, RrGK përgjatë gjithë mandatit udhëheqës të kësaj qeverie do të kërkojë llogaridhënie publike dhe transparencë të plotë për punën që ndikon në realizimin e këtyre objektivave jetike për mirëqenien e të gjitha grave dhe vajzave në Kosovë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM