Build Skills with our trainings

Sign up now!

MASh: Të hënën mësimi vazhdon, të respektohen masat anti COVID

Mar 19, 2021

Ministria e Arsimit dhe Shkencës është duke e analizuar situatën në koordinim të plotë me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHPK-në, SBASHK-un, Drejtoritë Komunale të Arsimit, Këshillin e Prindërve dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në procesin mësimor.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) është e shqetësuar për situatën pandemike në vend, pasi që numri i rasteve të infektimeve me COVID-19 ka shënuar rritje edhe në sektorin e arsimit, por edhe në sektorë të tjerë.

Deri në një vendim tjetër, MASh njofton të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit, se të hënën, 22 mars 2021 mësimi do të mbahet sipas skenarit me të cilin shkollat janë duke punuar aktualisht.

Në mënyrë që t’i mbajmë shkollat hapur, është i domosdoshëm bashkëpunimi i të gjithë akterëve, prandaj, MASh kërkon nga nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë akterët e përfshirë në shkollë që të respektojnë me përpikëri masat kundër pandemisë.

Po ashtu, MASh kërkon nga task forcat në të gjitha nivelet që të kryejnë detyrat sipas Udhëzuesit, ndërsa DKA-të dhe menaxhmenti i shkollave të kujdeset për dezinfektimin e shkollave dhe respektimin e masave kundër pandemisë, thuhet në postimin në Facebook të MASh.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM