Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës deputetët kanë votuar me 67 vota për, 30 kundër dhe asnjë abstenim Qeverinë Kurti.
Në këtë seancë kanë marrë pjesë 107 deputetë. Pasi u zgjodh Qeveria e re Kurti opozita ka lëshuar seancën, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.