Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka uruar kryeministrin e ri të Kosovës, Albin Kurtin dhe Qeverinë e re.
Ai ka thënë se shpresojnë të punojnë së bashku për një të ardhme të paqes, drejtësisë dhe prosperitetit për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe më urgjentisht, për të mposhtur COVID-19 ka shkruar në Twitter ambasadori Kosnett.